AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 22:36

Kush ja bleu syzet 5 mijë euro, Saimir Tahirit?!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar sulmin ndaj deputetit dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin. Në një postim të fundit në profilin e tij në fcb. Berisha shkruan se Habilajt Saimir Tahirit i blenë syze 5 mijë euro.

Qytetari dixhital denoncon:

-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb

“Pershendetje doktor. Keto syze qe posedon Saje “Qorri” jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper.Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve,anonim ju lutem”