AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 12:49

Kundërshtoi ‘arrestin me burg’, Apeli cakton datën e ankimimit për Fredi Alizotin

Kundërshtoi ‘arrestin me burg’, Apeli cakton datën e

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e shqyrtimit të ankimimit për Fredi Alizotin, pasi kundërshtoi masën “arrest me burg”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Alizotin se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu.

Gjykata ka caktuar datën 24 tetor për shqyrtimin e kërkesës së Alizotit.

Ai dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e Albert Veliut, i njohur si “Babale”. Ndërkohë në pyetje për këtë çështje është marrë deputeti demokrat Ervin Salianj dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë Alizoti ka deklaruar se është marrë në makinë nga Ardi Veliu e është çuar në prokurori. TPZ.AL