AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 09:09

Zjarri përfshin makinat në Lezhë, digjen dy makina

Zjarri përfshin makinat në Lezhë, digjen dy makina

Dy makina janë djegur në qytetin e Lezhës në mes të natës, ndërkohë që ishin në parkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja kur sapo kishte hyrë dita e sotme, rreth orës 00:30. Të dy mjetet, Benz, ishin pranë e pranë.

Një nga dy makinat e e djegura mësohet se ishte në përdorim nga shoferi i kryebashkiakut Fran Frrokaj.

Bëhet fjalë fjalë për një "Mercedes Fuoristradë ML" me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., siç njoftoi Policia e Lezhës.

Ja ngjarjet, sipas Policisë:

Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra ­ tjetrës , dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.