TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bienalja e Venecies solli disa kritika “ndryshe”, për Kryeministrin shqiptar. Edi Rama mori vlerësime negative prej dy gazetarëve, për instalacionin, kritika që gjetën menjëherë mbështetje në Shqipëri.
Është zoti Vasili, i pari, që nuk ka ngurruar ta cilësojë si “shkollëpaktë” Ramën, i cili ka marrë pozicionin e këshilltarit të tij, këtë herë, duke e udhëzuar të mos vonojë për t’i shkarkuar nga puna që të dy gazetarët kritikë, siç po bën me mijëra punonjës të shtetit.
Ja çfarë thotë, Vasili:
“Shkollëpaku edhe penelin e ngjyen te droga! Dy kritikë të huaj arti thonë për pikturat e shkollëpakut kryeministër se duken si përçartje të një adoleshenti të droguar. Thonë edhe që kanë interes të shihen këto përçartje vetëm se i ka bërë një kryeministër dhe hiçgjëkundi nuk është se shihet ndonjë talent.
Me siguri që janë armiq politikë këta kritikët e huaj të artit që bëjnë këto komente.
I sugjeroj shkollëpakut ti heqë nga puna siç po bën me mijëra punonjës të shtetit.
Dhe këta kritikët e huaj e meritojnë vërtet të pushohen nga puna, sepse kanë nxjerrë një sekret shtetëror, që ky kryeministri ynë s'ja thotë hiç edhe nga piktura se sa për shtetin dihet që është copë copë, pasi inspirimi i drogës doli edhe tek pikturat që bën vetë."