AKTUALITET, 25 Shtator 2017, 11:19

Gazetari anglez reportazh në "The Guardian" për malet e Shqipërisë

Ben Lerwill - The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL 

“Nuk është e lehtë….por një shteg i ri i mrekullueshëm ballkanik premton maja të larta, pamje te liqeneve dhe kujtimin e banorëve miqësorë – dhe një sfidë të vërtetë. Pamjet nga maja më e lartë ne Kosovë janë të pabesueshme. Ose kështu kam dëgjuar.

Sapo kalova mes një stuhie për të arritur majën prej 2,656 metrash të Malit të Gjeravicës, ku mbi një shenjues të vjetër betoni është vendosur një pllakë në përkujtim të medalistit të parë dhe të vetëm Olimpik nga Kosova. Tashmë nuk mund të shoh përtej shënjuesit dhe pllakadës. Përreth retë lëvizin shpejt dhe shtëngata po nis. “ Pooo!” bërtet zotëria afër meje duke shtrënguar kapelen. “ Më pëlqen!”

Jam në gjysmë të rrugës në një guidë të re ecjeje në Ballkan. Në të vërtetë, “të ecësh” do të thotë të thotë të kuptosh. Gjatë pesë ditëve të ecjes, grupi ynë prej 12 vetësh – kryesisht të fortësh anglez me një sasi të konsiderueshme amerikanësh gazmorë – po e gjallëron ekspeditën. Po ngjisim majat më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Mal Të Zi duke lënë kohë gjithashtu për një vakt të shijshëm, shumë të nevojshëm.

Është një javë për këpucë të qëndrushme dhe këmbë të fuqishme. Nëse duket pak e fryrë në letër, është sepse ashtu është dhe në praktikë. Por udhëtimi ofron më shumë se maninë për të ngjitur majat më të larta. Pjesa më e madhe e ecjes zhvillohet përgjatë një shtegu prej 53 kilometrash përmes tokave kufitare në veri të Shqipërisë, kalon tërthor midis shteteve pa asnjë shenjë kontrolli pasaportash. Duke shtuar këtu edhe shikueshmërinë e ulët në majat e Kosovës, kjo javë tregon përse rajoni tërheq të dashuruarit me natyën. Ky është një cep i bukur dhe i stuhishëm i Europës.

Ekskursioni fillon me një udhëtim disa orësh me makinë drejt jugut dhe me një ngjitje në pikën më të lartë të Shqipërisë; Malin Korab 2,751 metra. Duke qënë një nxemje për ecjen kryesore të javës, ngjitja është e gjatë, e nxehtë dhe e veshtirë. Shpatet janë te mbushura me karkalecë dhe zhabina. Kalojmë vetëm barinj të ashpër me çizme. Ka shenja dëbore në lartësi. Në majë, si për të ngatërruar më tej elementin shumë-kombësh, pamja hapet në luginat e lëmuara të Maqedonisë perëndimore.

Ecja në Korab zë pjesën më të madhe të ditës. Radomira, fshati ku nisim dhe përfundojmë, është një tufë minaresh, birre të lirë dhe rrugësh të pashtruara. Të gjithë çezmat e banjave këtu lihen të hapura, edhe në klubin e zonës, gjë që më cudit, derisa më shpjegojnë se sistemi hidraulik nuk do t’a përballonte presionin e mbylljes. Ashtu si uji, ne vahdojmë të lëvizim. Në muzg kemi marre furgonin për në Kosovë, gati (disi) për të filluar ngjitjen e vërtetë.

“Mirësevini në Malet e Mallkuara,” thotë mëngjesin tjetër Arditi, shoqëruesi ynë shqiptar. Ai është i ri, i mirëinformuar dhe i pashëm: Matt Dillon i diplomuar në histori dhe me një cantë shpine. “Këtu fillon argëtimi i vërtetë.” Vargu tingëllon si dicka e marrë nga librat “Tintin” dhe duket po ashtu: një Arkadë guri gëlqeror në formë patkoi, me shkëmbinj të thepisur argjendi që lëshohen mbi livadhet dhe liqenet malore. Ndihet më e egër se shumë nga vendet e ngjashme të Europës perëndimore. Mësoj se ngjitja malore këtu do të thotë të pish ujë nga burimet, t’i thuash lamtumirë valëvë të telefonit dhe të humbasësh në kodrat e dremitura. Kemi katër ditë përpara.

Arditi udhëheq duke na drejtuar përgjatë shtegjeve të pjerrëta. Ngjitemi në një kreshtë të ashpër dhe përpiqemi verbërisht deri në Malin Gjeravica, më pas vazhdojmë në veri.

Herët në mbrëmje e gjejmë veten përsëri në Shqipëri. Nje pllajë shpaloset para nesh e larë në diell ngjyrë portokalli. Brenda 45 minutash jemi në nje fermë, ku një fshatar po na mbush gotat me raki shtëpie dhe nuk pranon ti themi jo. Malet sipër fermës shenjojnë pikën ku kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Mali të Zi bashkohen. Gjeopolitika e rajonit ka një formulë algjebrike tmerrësisht komplekse por, ditë pas dite, kufijtë shtetërorë – të shenjuar nga shtylla guri dhe disa mbetje bagëtish – behen thuajse të parëndësishëm. Shtegu ynë kalon përtej gërmadhave të frikshme dhe luginave me madhësi Yosemite. Ka momente kur harroj ku jemi. Përcaktimet ndërkombëtare janë ndonjëherë më kuptimplota. Një mëngjes, pasi kaluam orë të tëra në pyje të ftohta ahu, dalim në një shteg të baltosur që dikur patrullohej nga rojet kufitare të epokës komuniste. Shqiptarët që tentonin të kalonin, na thanë, qëlloheshin në vend. Atë pasdite arritëm majën e Zla Kolatas në Mal Të Zi, një majë prej 2,534 metrash që siguron një përhapje sizmike 360-gradëshe të kullave të zymta dhe shtegjeve të fluturuara nga shqiponjat.

Qëndrojmë në akomodim të thjeshtë malor, shumë veta në dhomë, të raskapitur. Ecja është e mrekullueshme por e vështirë: ibuprofeni kalon dorë më dorë. Hamë pite gjigande, gjellë me mish dhe shume domate. Natën e fundit të ngjitjes, bëmë kamping në një kullotë të lartë, duke skuqur salçiçe mbi zjarr dhe duke pirë verë të kuqe ndërkohë që xixëllonjat vezullojnë në muzg. “ Kjo mund të jetë ngjitja më e vështirë që kam bërë,” thotë një alpinist i vjetër, “por ishte e mrekullushme.” Arditi buzeqesh. Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në përfundim të udhetimit, dielli është i ashpër. Flamujt shqiptarë valëviten mbi çatitë e shtëpive, rreze të kuqe dhe të zeza përkundër grisë së kodrave përtej. Udhëtimi nuk ka mbaruar këtu – vizitojmë kryeqytetin Tiranë dhe një shëtitje me varkë në Liqenin Koman, ky i fundit një produkt aksidental por i bukur, i një dige ndërtuar prej Kinezëve – këtu i heqim këpucët e malit.

Është për të qeshur si kujtimet mbeten me ty nga një udhëtim si ky. Horizonte të gjëra dhe shpate të pyllëzuar, djathë deleje për mëngjes. Dhe një pllake e mërzitshme në majë të një mali të madh, i humbur në detin e majave të Ballkanit.

Ben Lerwill - The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL 

*Titulli origjinal: Lartësitë Malore : Ekskursion pa kufij në Ballkan.