AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 08:49

Kryeprokurori, përfundon sot afati i aplikimeve

Kryeprokurori, përfundon sot afati i aplikimeve

Sot përfundon afati për paraqitjen e dosjeve të kandidatëve për Kryeprokuror të përkohshëm të Shqipërisë.

Komisioni i Ligjeve vendosi pasditen e së enjtes pesë ditë afat për të shprehur interesin përfaqësuesit e akuzës, teksa u bë e ditur se në këtë afat do të përfshihen dhe ditët e pushimit.

Deri më tani ka paraqitur kërkesën e tij Ferdinand Elezi, prokuror i Apelit të Durrësit.

Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe më pas do të kalohet në proces votimi në Parlament.

Kryeprokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

TPZ.AL