TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa shqiptarë çdo ditë kërkojnë të largohen nga vendi, për shkak të papunësisë dhe të uljes së ndjeshme të ekonomisë së tyre, kryeministri Edi Rama jep një lajmtë ri. Duke iu referuar shifrave të INSTAT, institucion i cili është në varësi të qeverisë, Rama thotë se është rritur ndjeshëm numri i të punësuarve në vend.
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë.
Në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,7 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 1,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,4 %.
TPZ.AL