TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në faqen e tij në Facebook një status ku thotë se kreu i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi ka shkelur ligjin pasi funksioni i tij i Komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror me anëtarësimin në partitë politike, dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies. Sipas dokumenteve që ai publikon Besnik Dervishi është një nga aksionerët në masën 50 përqind në shoqërinë “Drymades Dream”.
Ish-prefekti i Qarkut, Vlorë, Besnik Dervishi në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave u propozua dhe votua në Kuvend në vitin 2014 si Komisioner të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Nga Basir Çollaku
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Derivishi, sipas ligjit nuk mund të merret me veprimtari fitimprurëse. Por sipërmarrja e krijuar, ku Besnik Dervishi është ortak me 50 përqind të aksioneve, në shoqërinë "Drymades Dream" kryen çdo lloj aktiviteti fitimprurës, me objekt shumë aktivitete shërbimesh dhe investimesh. Dhe kjo është zyrtare. Duket se pas zgjedhjeve oreksi ligjor dhe ekonomik nuk ia kanë prishur njëri-tjetrit.
A është në kushtet e shkeljes ligjore, të cilat i ndërpresin mandatin Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. z. Dervishi? Nëse marrim faktet dhe i bëjmë publik, atë flasin për një gjendje të tillë.
Ligji ka përcaktime të qarta: Në nenin 34 të ligjit për papajtueshmërinë e funksionit thuhet se "Funksioni i Komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror, me antarësimin në partitë politike, dhe pjesëmarrjen në veprimtraitë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies.."
Dhe në nenin 36, theksohet se mbarimi i mandatit ndodh, kur zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij
Z. Dervishi është një nga dy ortakët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Drymades Dream". Shoqëria është regjistruar në Qendrën e Bizneseve në qershor të vitit 2017. Kjo shoqëri sipas nenit 3 të statutit të saj ka për objekt importin dhe eksportin tregtimin me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm, të artikujve ushqimorë, fruta perimeve, artikujve industrialë, elektrikë, elektronikë, pajiseve për zyra, materialeve të ndërtimit, pjesë këmbimi, lëndë drusore, profile të aluminit, profile të hekurit, dhe materialeve plastike të të gjitha llojeve hapjen e agjencive doganore, detare, spedicionare, agjencive të informacionit, atyre turistike, prerjen e biletave te udhëtimit me mjete detare, pilotim, etj..shërbim transport mallrash dhe pasagjerësh, kryerjen e investimeve në fushën e ndërtimit, e ndërtimit të të gjitha llojeve, ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit përfshira në to, ndërtimin e autostradave, hapjen e kanalizimeve të të gjitha llojeve, heqjen e plehrave, pastrimin e lulishteve, si dhe sistemimin e territoreve me kohëzgjatjt të pacaktuar.
Selia pranë kampit të punëtorëve në Dhërmi.Shoqëria ka vendosur zmadhimin e kapitalit me 56 mijë euro ku të dy ortakët kanë kontribuar në mënyrë të barabartë me nga 28 mijë euro secili, ku ortaku i Dervishit ka barazvlerësuar investimin në natyrë me një sipërfaqe toke prej 4700 metër katror.
Por çfarë thotë ligji për funksionin e Komisionerit Dervishi?
Ligji
Neni 34
Papajtueshmëria e funksionit
"Funksioni i Komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror, me antarësimin në partitë politike, dhe pjesëmarrjen në veprimtraitë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies"
Dhe në Nenin 36 pika 2 germa c theksohet se mbarimi i mandatit ndodh: kur zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.
