AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 23:02

Manjani lëshon bombën: Të gjithë kandidatët për kryeprokurorë, të proceduar

Manjani lëshon bombën: Të gjithë kandidatët për

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se 7 kandidatët për kryeprokuror të përgjithshëm, janë të proceduar në të kaluarën, dhe ndaj tyre janë marrë masa disiplinore.

"Të gjithë kandidatët për prokuror të përkohëshëm kanë një të përbashkët. Të gjithë këta janë të proceduar. Madje, atyre mund ti jetë refuzuar edhe viza amerikane. Arta Marku është proceduar nga ish Ministri Enkelejd Alibeaj. Edhe Ferdinand Elezi është proceduar nga ish kryeprokurorja Ina Rama." - u shpreh Manjani.

1-Ferdinand Elezi Kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës

2-Besnik Muçi Prokurori i Krimeve të Rënda

3-Arta Marku Prokurore në Prokurorinë e Shkodres

4-Granit Shahu Prokuror në Tiranë deri në vitin 2003, më pas në Shkodër. Pastaj në Tiranë dhe në fund i rikthyer në Shkodër.

5-Arqile Koçka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë

6-Ermira Tafani Prokurore në Elbasan

7-Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

 

/TPZ.AL/