AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 20:55

Kristian Panuçi e pranon: Bëmë një super ndeshje me Turqinë!

Kristian Panuçi e pranon: Bëmë një super ndeshje me

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka folur në përfundim të ndeshjes së fituar me rezultatin 3-2 ndaj Turqisë në miqësore, e para për teknikun italian që e drejton prej pesë takimesh Shqipërinë.

“Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te fitorja, por kemi bërë një super ndeshje.

Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe në pjesën e parë. Më pëlqen fryma që ka skuadra. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po preceptojnë djemtë mënyrën e lojës për të vazhduar me shumë cilësi me seriozitet. Nuk di se sa vite kishte Shqipëria që nuk fitonte ndaj Turqisë

Duhet të punojmë shumë në fazën mbrojtëse, pasi sot kemi pësuar dy gola që mund t’i evitonim. Gjithsesi edhe ata kishin futbollistë cilësorë.

Po punojmë për të përgatitur grupin e plotë për në ndeshjet e kualifikueseve të Europianit” - tha trajneri italian i Kombëtares.