TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkarkimi urgjent i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zgurit, është tashmë prioriteti i Kryeministrit Edi Rama dhe numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Sipas dy politikanëve më të lartë të partisë qeverisëse, ata tashmë kanë nisur procedurat e “likuidimit” të Zgurit, i cili u votua si kryetar i KQZ-së si rrjedhojë e marrëveshjes politike të 18 majit midis Edi Ramës dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Por, fitimi i zgjedhjeve parlamentare nga ana e PS-së dhe qenia në qeveri e vetme, nxiti edhe kërkesën për shkarkimin e Zgurit.
Motivi i gjetur është mosshkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Besnik Kapllanaj, që sipas Ballës është dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje.
“Dosja e Prokurorisë italiane konfirmon se Agron Faslli Kapllanaj me funksion kryetar i baskisë Mallakastër është dënuar me 2 vjet burg për vjedhje. Kryetari i KQZ vendosi të fshehë e të arkivojë vendimin e prokurorisë së përgjithshme, me bindje, me dashje, me urdhra politikë nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëshit.
Grupi parlamentar i PS e ka ndjekur këtë procedurë në rrugë ligjore, kjo çështje i ka kaluar KQZ por duke konstatuar që në zyrtar i lartë i KQZ shkel zbatimin e ligjit të dekriminalizimit jemi të detyruar të kërkojmë shkarkimin e kryetarit të KQZ.
Do fillojmë që sot procedurat për shkarkimin e kryetarit Klement Zguri” tha Balla.