AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 14:04

Seanca gjyqësore për “Velierën” shtyhet, ja cila është arsyeja

Seanca gjyqësore për “Velierën” shtyhet, ja cila

Gjykata Administrative në Durrës ka shtyrë për në datën 4 dhjetor seancën për Velierën. Trupi gjykues ka kërkuar që t’i jepet koha e nevojshme ekspertëve.

Gjykata Administrative kërkon që të shprehen ekspertët dhe më pas të marrë një vendim për velierën.

Prokuroria ka kërkuar 5 ekspertë të pavarur për të kuptuar nëse ka dëmtime të vlerave arkeologjike.

Ndërkohë shoqëria civile është shprehur se do ta çojën çështjen në Strasburg nëse Gjykata nuk i jep të drejtë.