TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajnerët e Turqisë dhe Shqipërisë, rumuni Luçesku dhe italiani Panuçi, zbardhën formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore, që do të nisë sot në orën 18:30 në Atalia.
FORMACIONET TURQI-SHQIPËRI
Turqia: Babaçan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun. Trajner: M. Luçesku
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku. Trajner: K. Panuçi
Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)
Shqipëria dhe Turqia do të luajnë miqësoren e katërt midis tyre dhe të dhjetën historike, përfshirë dhe gjashtë takime zyrtare.
Të dyja skuadrat u përballën për herë të parë, më 13 dhjetor 1970 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 1972, në atë takim të luajtur në Stamboll dhe të përfunduar 2-1 për turqit.
Të dyja skuadrat kanë luajtur midis tyre 9 ndeshje deri tani, dhe bilanci është 3 fitore për Shqipërinë, 1 barazim dhe 4 humbje. Gjithsesi, golevarazhi është pozitiv: 11-8, kjo edhe për shkak të dy fitoreve të kuqezinjve: 3-0 (zyrtare, 14 nëntor 1971) dhe 4-1 (miqësore, 21 janar 1998).
Për herë të fundit me Turqinë kemi luajtur, para 12 vjetësh: një ndeshje e humbur 0-1 në “Qemal Stafa” me trajnerin gjerman Hans Peter Brigel në bankinë dhe e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Gjemani 2006”.
TPZ.al