AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 19:28

Kapllanaj: Jam i qetë, sulmi ndaj meje, politikë për të mbuluar skandalet e mazhorancës

Kapllanaj: Jam i qetë, sulmi ndaj meje, politikë për të

“Nuk kam asgjë për të fshehur lidhur me të shkuarën time” kështu është përgjigjur kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj interesimit të TPZ.AL lidhur me kërkesën e socialistëve për ti ndërprerë mandatin. I zgjehduri I Partisë Demokratike në Mallakastër tha për TPZ.AL se “ pretendimin e socialistëve për dënimin tim unë e kam deklaruar në formularin e vetdeklarimit dhe prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer hetime të thelluara ka arritur në përfundimin se nuk jemi në kushtet e ndërprerjes së mandatit. mazhoranca e majtë është e mbuluar nga skandalet e njëpasnjëshme të lidhura me kultivimin dhe tarfikimin e kanabisit, si dhe kapjen e shtetit nga krimi I organizuar, në këto kushte kërkon të tërheq vëmendjen me një çështje tjetër si kjo e imja”. Zyrtarë të lartë socialist kanë kërkuar nga KQZ-ja ditët e fundit ndërprerjen e mandatit të Agron Kapllanajt, ndërsa ky I fundit thotë ekskluzivisht për TPZ.AL se  “ Jam i qetë, e deklaroi dhe Kryetari i KQZ-së Klement Zguri se nënkryetari i tij Denar Biba I kishte thënë unë e di që ska gjë tek kjo çështje por ta hapim se ma ka kërkuar Taulant Balla”. Sipas Kapllanajt vëmendja e tij është e drejtuar tek qytetarët e Mallakastrës dhe mirëqeverisja e tyre dhe jo tek sulmet politike që vijnë nga Partia Socialiste.

TPZ.AL J.O