TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, por Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit; Aleanca Arbnore Kombëtare e Gjet Ndojit dhe Sfida e Gjergji Bojaxhiut nuk i kanë dorëzuar raportet financiare.
Lajmin e bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të tij.
Afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 25 shtator.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë morën pjesë 18 parti politike, prej të cilave 15 parti politike e kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ.
Brenda muajit nëntor, raporton Tpz.al, KQZ bëri me dije se do të publikojë në faqen zyrtare të internetit sipas moduleve elektronike të mirëstrukturuara, edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit.
TPZ.AL