AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 17:38

E gjetën me kokainë, arrestohet shpërndarësi shqiptar në Itali

E gjetën me kokainë, arrestohet shpërndarësi shqiptar

Nëse bën një kërkim në italisht në motorin “Google” për “albanese” dhe “cocaina”, nuk ka ditë që të mos të dalë rasti i një shqiptari të arrestuar nga karabinierët italianë.

Rasti i radhës ka të bëjë me arrestimin e një shqiptari 30-vjeçar, H.A, të cilit iu gjetën dy qese celofani në të cilën ai kishte 60 gramë kokainë.

Sipas portalit italian, Sanremonews.it, shqiptarit, i cili ishte pranë një furgoni të bardhë në anë të rrugës, iu gjetën edhe 500 euro, për të cilat karabinierët e Benemeritës dyshonin se kishin ardhur nga shitja e drogës.

Pas formaliteteve të rastit, shqiptari përfundoi në burgun e Imperias.

Tpz.al