TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aliçe Martineli, gazetarja e emisionit të njohur italian “Le Iene” (Ujkonjat) që transmetohet në televizionin e njohur të Silvio Berluskonit, “Italia Uno”, reagoi me një status në “Facebook” ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që e konsideronte si një “reportazh me imazhe të vjetra” kronikën e saj në lidhje me fëmijët që mblidhnin krom në Bulqizë.
Ja dhe statusi i plotë
“Dikujt, kronika jonë për fëmijët shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom i ka shkaktuar bezdi. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një pasarele në favor të telekamerave ka thënë se ‘Le Iene’ është “një emision kazani” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh mu.. me imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.
I dashur kryeministër Edi Rama e kuptoj se reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të rrini i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (jam e pranishme unë në 90% të pamjeve, si mund të jetë një kronikë e vjetër?), kemi gjithë provat që e dëshmojnë: filmime dhe fotografi me datë, dhe faturat e qëndrimit tonë.
Por më thoni, duke qenë se mund t’iu dëshmojmë se është gjithçka e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni ndonjë gjë për fëmijët nga Bulqiza dhe për familjet e tyre? Sepse, ne i pamë me sytë tanë të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilogramin. Ashtu sikurse kemi parë se kur bie nata, një pjesë e qytetit është tërësisht në errësirë. Dhe se kushtet strukturore dhe higjenike të disa shtëpive janë të tmerrshme.
Ju çfarë mendoni të bëni?”, e mbyll reagimin gazetarja Aliçe Martineli.
https://www.youtube.com/watch?v=9F_SqWrecpI