TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në orën 18:30 në Atalia, Shqipëria dhe Turqia do të luanë miqësoren e katërt midis tyre dhe të dhjetën historike, qysh kur të dyja skuadrat u përballën për herë të parë, më 13 dhjetor 1970 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 1972, në atë takim të luajtur në Stamboll dhe të përfunduar 2-1 për turqit.
Të dyja skuadrat kanë luajtur midis tyre 9 ndeshje deri tani, dhe bilanci është 3 fitore për Shqipërinë, 1 barazim dhe 4 humbje. Gjithsesi, golevarazhi është pozitiv: 11-8, kjo edhe për shkak të dy fitoreve të kuqezinjve: 3-0 (zyrtare, 14 nëntor 1971) dhe 4-1 (miqësore, 21 janar 1998).
Për herë të fundit me Turqinë kemi luajtur, para 12 vjetësh: një ndeshje e humbur 0-1 në “Qemal Stafa” me trajnerin gjerman Hans Peter Brigel në bankinë dhe e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Gjemani 2006”.
(d.f/TPZ.al)
