AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 17:15

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama propozon Visho Ajazin për ambasador në NATO

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama propozon Visho Ajazin për ambasador në NATO

 

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, i dorëhequr pak ditë më parë, është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në NATO. Edi Rama ia ka dorëzuar Presidentit Meta këtë propozim. Tashmë pritet vendimi i Presidentit Meta, i cili sipas Kushtetutës, mund ta dekretojë ose refuzojë këtë propozim.

Kjo lëvizje e Edi Ramës përforcon idenë se largimi i Visho Ajazit nuk ka ardhur si presion i kryeministrit, por se mes të dyve ka patur një pakt.

TPZ.AL