TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku shënoi dy gola në ndeshjen e sotme kundër Turqisë, duke u bërë kështu lojtari i tretë që shënon një dopjetë kundër turqve, pas Altin Rrakllit dhe Alban Bushit.
Pas sfidës në Antalia, sulmuesi i Legias së Varshavës në kampionatin polak u shpreh: “Besimi nuk mungon në asnjë ndeshje. Kur hyj në fushë, mendoj dhe besoj gjithmonë se do shënoj. Roshi? Mes nesh funksionon, sepse ia dimë lojën njëri-tjetrit. Ai e driblon kundërshtarin dhe unë e di momentin kur ai do të më shërbejë. Për mua është e thjeshtë kur kam në skuadër një si Roshi, sepse është shumë i aftë dhe ndihem shumë mirë me të”, tha Armando Sadiku për RTSH.
TPZ.AL