AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 15:20

Basha: Ka filluar pastrimi i parave të drogës, Rama i lidhur direkt me këto skema

Basha: Ka filluar pastrimi i parave të drogës, Rama i lidhur direkt me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim për mediat pas mbledhjes së grupit të PD-së, ka ngritur alarmin se paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet skemave të ndryshme në të cilat është i përfshirë edhe kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

"Edi Rama do ta përdorë këtë vit për të pastruar paratë e drogës. Trekëndëshi,  shtet i kriminalizuar, karteli i drogës, dhe oligarkët do të pastrojnë paratë e drogës".

Sipas Bashës, krimi i organizuar ka kaluar në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe se krimi po pastron paratë.

"Krimi po zhvendoset nga parcelat në majë të maleve, në mes të shesheve të Tiranës dhe në projektin 1 miliardë euro të Edi Ramës".

Basha shprehu edhe shqetësimin për TVSH-në që do të aplikohet mbi bizneset e vogla.

"Një biznes që fërgon peshk, po kaloi xhiron prej 2 milionë lekë në vit, do të futet në skemën e TVSH-së. Klemend Balilaj me Santa Quaranta dhe hotelet me pesë yjë nuk do të paguajnë tatim fitimin dhe do të kenë TVSH vetëm 6%" Buxheti do të rrënojë shqiptarët, ndërsa lordët dhe padronët e drogës do të pasurohen", u shpreh Basha.

"Projekti 1 miliardë euro është pastrimi i parave jo vetëm në ekonominë private por edhe publike. Në koncesione do të pastrohen paratë e drogës. Paratë do ti jepen disa kompanive të cilat do të pastrojnë paratë e drogës. Edi Rama është i implikuar direkt në trafikun e drogës dhe në pastrimin e parave të drogës" tha lideri i opozitës.

/TPZ.AL/