AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 21:08

Katër miqësore, Shqipëria nuk ka humbur asnjë me Turqinë. Historiku...

Asnjë ndeshje e humbur nga Shqipëria në katër miqësore me Turqinë: një e luajtur në Tiranë dhe tri të tjera në Antalia (2) dhe Gaziantep (1).

Tri fitore dhe një barazim, 9 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Është një bilanc për t’u admiruar për Kuqezinjtë.

Portali Tpz.al sjell historikun e katër miqësoreve, trajnerët që drejtuan skuadrat dhe golashënuesit.

1)-Miqësorja e parë daton, më 28 mars 1985: 0-0 në Tiranë. Kombëtarja jonë drejtohej asokohe nga Shyqyri Rreli dhe kishte lojtarë të tillë si Musta, Zmijani, Hodja, Targaj, Muça, Minga, Demollari, etj.

2)-Takimi i dytë në miqësore vjen 13 vjetësh, më 21 janar 2001. Një fitore e bujshme 1-4 në Antalia. Skuadra jonë drejtohej nga Asrit Hafizi. Golat mbajnë firmat e Altin Rrakllit (2), Alban Bushit dhe Mahir Halilit.

3)-Ballafaqimi i tretë është në Gaziantep: 25 prill 2001. Një fitore 0-2. Trajner është Medin Zhega. Golat mbajnë firmat e Alban Bushit dhe Ervin Skelës.

4)-Ndeshja e katërt është kjo e mbrëmjes së sotme: 13 nëntor 2017. Një fitore e bukur 2-3 në Antalia. Trajner është italiani Kristian Panuçi. Armando Sadiku (2) dhe Eros Grezda janë autorët e golave kuqezi.

 (d.f/TPZ.al)