TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka dritë në fund të tunelit për skuadrën e Partizanit. Trajneri Sulejman Starova e ka nisur me humbje aventurën e re me skuadrën e kuqe duke u mundur 1-0 nga Laçi në transfertë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e qetë, teksa rastet mungojnë në të dyja portat. Malota ishte më pranë golit pas një tentative me kokë, ndërkohë që vendasit u përgjigjen me Rexhinaldon.
Në fillimin e pjesës së dytë vendasit realizojnë golin e avantazhit pas një veprimi të bukur në zonë të Uzunit, i cili jep asist për Rexhinaldon. Sulmuesi brazilian e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Partizani nuk arrin që të dalë për asnjë moment në lojën e saj, teksa as Bardhi dhe Sukaj nuk mundën që të ndryshonin rezultatin e ndeshjes.
Laçi ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Partizani mbetet në vendin e 5 me 11 pikë.
LACI-PARTIZANI 1-0
https://streamable.com/t7iig