AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 08:29

Kandidatët për kryeprokuror, sot nis seanca dëgjimore

Kandidatët për kryeprokuror, sot nis seanca dëgjimore

Dita e djeshme ishte afati i fundit për të sjellë kandidaturën për kryeprokuror të përkohshëm, ndërsa këtë të mërkurë do të bëhet dhe seanca e parë dëgjimore me kandidatët.

Maxhoranca i ka shtuar hapat për të arritur sa më shpejt në kushtet kur mund të ketë gati një emër, por ndryshe ndodh me opozitën e konkretisht PD-në e cila pritet që të bojkotojë seancën dëgjimore të sotme, e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në komisionin e ligjeve.

PD i qëndron ende pozicionit të saj për zbatimin e Kushtetutës duke thënë se nuk ekziston asnjë Prokuror i Përkohshëm i Përgjithshëm, por vetëm një kryeprokuror i cili zgjidhet me votim të cilësuar pasi emrin e propozon KLP-ja, një organ që po sipas opozitës mbahet peng nga maxhoranca.

TPZ.AL