AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 19:29

Kamza ndal kryesuesit, Plaku hakmerret ndaj Skënderbeut

Kamza ndal kryesuesit, Plaku hakmerret ndaj Skënderbeut

Barazim 1-1 midis Skënderbeut dhe Kamzës, ashtu si edhe rezultati i fazës së parë.

Kryesuesit e kampionatit shënuan të parët më atë kroatit Marko Radash në minutën e 66-të, por Sebino Plaku, sulmuesi që sezonin e kaluar ishte pjesë e Skëndërbeut, barazoi për Kamzën në minutën e 85-të.

Në minutën e 40-të sulmuesi i Skënderbeut, Alu Soue, goditi shtyllën horizontale pas një gjuajtje me kokë.

Pas javës së 11-të, Skënderbeu kryson me shtatë pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë (20), ndërsa Kamza, e katërta me 17 pikë.

Kjo javë e Kategorisë Superiore mbyllet me ndeshjet e ditës së nesërme: Kukësi(vendi i 3-të)-Partizani(7) dhe Luftëtari(7)-Laçi(5).

TPZ.AL