SPORT, 7 Shtator 2017, 06:23

Ka një derbi vëllezërish Berisha në Austri

Ka një derbi vëllezërish Berisha në Austri

Lojtarët shqiptarë janë në modë.

Rapidi i Vjenës bëri të ditur se firmosi me Veton Berishën.

Sulmuesi 23-vjeçar është vëllai i vogël i mesfushorit të Salcburgut, Valon Berisha. Pra, do kemi një derbi “Berisha” në Austri.

Veton Berisha vjen nga Grojther Fyrth (68 ndeshje, 11 gola, Bundesliga e Dytë gjermane.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë (4 ndeshje, 1 gol) firmosi një kontratë 3-vjeçare me ish-skuadrën e Hamdi Salihit.

Shefi sportiv, Fredi Bikel: “Veton Berisha ëshrë profili i sulmuesit që ne kishim kërkuar”.

Trajneri Goran Djuricin: “Me cilësinë e tij do të na ndihmojë shumë”.

Veton Berisha do të mbajë numrim 9 te Rapidi i Vjenës: “Jam shumë i lumtur që u transferova te Rapidi”.