TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë në Itali prisnin që skuadra e tyre të sigurojë një vend në botëror, ndërsa TV2 nga Danimarka zbulon se edhe hoteli ishte rezervuar nga ekipi italian para ndeshjes.
Danimarka nuk do të ketë probleme për akomodim, pasi zbulohet se një delegacion i federatës ka udhëtuar në Rusi dhe ka marr hotelin që ishte rezervuar nga Italia.
“Vendet e mëdha janë vendosur në hotele më të mëdha, kështu që ne duhet të marrim çfarë të mundim”.
“Ka një ndryshim të madh midis preferencave të danezëve dhe italianëve, por qartë mund të përfundojmë në një situatë të tillë. Duhet të marrim atë që mund ta arrijmë”, ka thënë Claus Bretton-Meyer, kreu i Federatës Daneze.
Ekipi italian barazoi në ndeshjen e kthimit me Suedinë në San Siro me rezultatin 0 -0, ndërsa ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 1-0.
Italia do të mungojë në një turne të tillë pas vitit 1958.