AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 09:50

“Reforma e Ujit”, Rama: Nuk e pagove, të pret burgu!

“Reforma e Ujit”, Rama: Nuk e pagove, të pret burgu!

Një tjetër akuzë e re në listën “Rama”, se si mund të shkosh në burg.

Pas energjisë elektrike, edhe nëse nuk paguan për ujin mund të dënohesh me burg.

Ky është në thelb paralajmërimi i Kryeministrit Rama teksa prezantoi Projektbuxhetin e vitit 2018 me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

“Njësoj si për energjinë elektrike, po përgatisim me ministrinë e Financave dhe Energjisë, paketën e subvencionit social për familjet me ndihmë ekonomike që të mos ndiejnë barrë të shtuar në faturën e ujit”, - tha Rama.

“Qytetarëve që vjedhin ujin e pijshëm, që nuk kanë sahate matës, e që kanë lidhje të paligjshme, u jepet afat deri në fillim të vitit të ardhshëm të kryejnë pagesat sipas ligjit,

Kryeqeveritari Rama theksoi se ndryshe nga ç'ndodhi me vjedhësit e energjisë, vjedhësve të ujit do t'u bëhet tolerancë, do t'u lihet një afat 2-mujor para se të dënohen sipas Kodit Penal, meqenëse uji është jetik.

“Do të ketë një afat disamujor për ata që sot janë në shkelje të Kodit Penal, e vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është mall pa zot dhe burim i një situate të papranueshme financiare në rang republike. Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë penalizimi i tyre. Do të fillojnë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme”, - tha kryeministri Rama.

(d.f/Tpz.al)