TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U vranë para disa ditëve në Zvicër, ndërsa sot kanë mbërritu në Lezhë, në banesën e prindërve trupat e pajetë të dy motrave Frroku.
Alma dhe Elda u vranë mizorisht në Zvicër nga burri i Almës, shqiptari 54 vjeçari nga Kosova, Ruzhdi Buzhala. Panorama shkruan se familjarët nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen. Vetëm është bërë e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në qytetin e tyre të lindjes.
Banesa e familjes së viktimave në Lezhë, Alma dhe Elda Frroku është në lagjjen ‘Xhenjo’. Familja i kishte hapyr dyert e mortit, pas marrjes së lajmit të kobshëm. Ata nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti dhe as nuk dinë të flasin mbi motivet e ngjarjes. Fqinjët e familjes thonë se ato i njihnin si dy vajza që vinin nga një familje e nderuar dhe e respektuar në tërë zonën. “Nuk kemi dijeni se kanë patur konflikte”-thonë ata.
54 vjeçari Buzhala, i cili tashmë është i arrestuar akuzohet se vrau gruan e tij Alma B, 38 vjeçe, dhe motrën e saj, Eldën, 31 vjeçare, në banesën e tyre në kantonin e Argaut.