AKTUALITET, 17 Janar 2018, 12:56

UEFA flet për zgjedhjet në FSHF dhe ndikimin politik mbi këto zgjedhje

UEFA flet për zgjedhjet në FSHF dhe ndikimin politik mbi këto


Për herë të parë UEFA sqaron zyrtarisht qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 shkurt në Shqipëri për postet drejtuese të FSHF-s.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Pedro Pinto, drejtori i Komunikimit në “qeverinë europiane të futbollit” flet rreth asaj që po ndodh me fushatën e kandidatëve në Shqipëri, qëndrimin e tyre për ndikimin politik mbi zgjedhjet dhe atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.

“UEFA së bashku me FIFA-n po ndjekin nga afër zhvillimin e fushtës për zgjedhjet e 7 shkurtit dhe po informohen për të gjitha zhvillimet”, deklaroi për Top Channel, Pedro Pinto.

Të plotë intervistën e drejtorit të komunikimit të UEFA-s do ta ndiqni, në edicionet e lajmeve të Top Channel.