AKTUALITET, 17 Janar 2018, 12:23

Valentina Duka rrëfen për telefonatën që mori për të qenë deputete

Valentina Duka rrëfen për telefonatën që mori për

Valentina Duka ka qenë për më shumë se 25 vite pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë e tashmë deputete e parlamentit shqiptar.

Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitin 2016 u zgjodh dekane e fakultetit.

Duka hoqi dorë nga ky post për tu bërë deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit.

E ftuar në emsionin ”Ditë e Re” në ”Ora News”, ajo u shpreh se ka qenë një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike që e bëri të hiqte dorë nga posti i dekanes.

“Një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike më bëri që unë të ndahem përkohësisht nga profesioni i pedagogut. Lidhjet me fakultetin nuk i kam ndërprerë. Jap lëndët që kam pasur dhe vazhdoj të jem pedagoge e jashtme”,-tha ajo.