TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në krye të Hetimit Tatimor do të vendoset Enertil Canaj.
Shkodrani, i diplomuar për Ekonomi e Financë, vjen në krye të kësaj strukture të rëndësishme pas “furtunës” së dorëheqjeve e shkarkimeve të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Ditën e djeshme, zyrtarisht ai ka marrë detyrën për të zbatuar reformën kombëtarer në këtë sektor, me një vendim të firmosur nga ministri i Ekonomisë e Financave Arben Ahmetaj.
Më herët, Canaj ka punuar si inspektor pranë DRT, më pas inspektor në Sektorin e Hetimit Tatimor në DPT dhe së fundmi kishte marrë postin e Pergjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Pergjithshme të Tatimeve.
I riu njihet si një nga njerëzit në ballë të aksioneve kundër informalitetit.