AKTUALITET, 17 Janar 2018, 12:38

Emërimi i Arta Markut shkakton debate të forta në Komisionin e Ekonomisë

Emërimi i Arta Markut shkakton debate të forta në Komisionin e

Çështja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku është kthyer në temën kryesorë të debateve këtë fillimviti. Detabe të të tilla nuk kanë munguar as sot në komisionin e ekonomisë mes mazhorancë sdhe opozitës. Ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ajo që ka akuzuar mazhorancës se e kanë zgjedhur Markun me procedura antikushtetuese duke mos kaluar më parë Vettingun. Sipas Tabakut dhe opzitës, Marku është një vegël e Ramës dhe vendimet e saj janë në interes të kryeministrit.

Ndërkohë, akuzave të Tabakut i është përgjigjur kreu i komisioni të ekonomisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe i cili është shprehur se opozita ka frikë nga kryeprokurorja e re pasi jo nuk është kapur nga askush dhe se ka ardur në detyrë në një kohë kur të gjithë prokuorët janë emëëruar nga PD. Po ashtu Braçe ka shtuar se vendimet i marrin gjykatësit në këtë vend, të cilët janë emëruar qysh para vitit 2013 nga PD.

“Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka krijuar shqetësim të madh, jo se është kapur nga PS, por se nuk kapet më nga askush. Është shqetësim gjithëpërfshirës. Ky prokuror ka hyrë në sistem nën kohën kur të gjithë prokurorët që janë emëruar në kuvend nga PD. Prokurori në çdo rast është thjeshtë prokuror, ngre akuzën. Pushtetin e drejtësisë në këtë vend e kanë gjykatat, në gjykatat Kushtetuese janë të gjithë njerëz që keni emëruar ju me votë, të PD, përfshirë edhe Gjykatën e Apelit. PS nuk ka asnjë njeri. Ata që marrin vendimet janë gjykatësit, jo prokurorët. Nëse mendoni se ka një sistem ku edhe vendimin e jep prokurori ju kërkoj ndjesë. Por forma e prerë e vendimeve është nga gjykatat dhe që nga 2013 e tutje nuk ka patur asnjë emërim tjetër”, – u shpreh Braçe.