TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, ka thumbuar deputetët dhe ish Ministrin e Brendshëm, për etikën e fjalëve të përdorura në diskutimin për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Më pas kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka akuzuar deputetët se të gjitha materialet dhe provat e paraqitura me dyer të mbyllura i kanë nxjerë sot në diskutimet me dyer të hapura. Sipas Hajdarmataj “Ne jemi deri dje që presim këtu pasi kemi paraqitur një kërkesë të mbështetur në prova dhe ju duhet ti përgjigjeni kërkesës sonë pasi ne u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.” Më pas Hajdarmataj i është drejtuar Tahirit "Aty (në rregjistrime) flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët".