AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 11:50

Alibeaj nxjerr zbuluar Tahirin: Ti ke thënë që nuk e dua imunitetin, pse nuk e dorëzon?

Alibeaj nxjerr zbuluar Tahirin: Ti ke thënë që nuk e dua

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e pyeti ish Ministrin Tahiri, përse ai nuk e dorëzon imunitetin, siç deklaroi para 5 ditësh në konferencën për shtyp.

Alibeaj: Ju keni thënë në konferencën për shtyp, të 5 ditëve më parë, se nuk doni të përfitoni nga imuniteti i deputeti. Ti ke të drejtë ta hash fjalën. Unë sot dëgjova se t'i nuk e heq imunitetin.

Tahiri: Unë nuk mund të arrestohem për disa biseda të dy trafikantëve, që më kanë përmendur emrin në muajin e dytë kur unë isha Ministër. Nuk mund të arrestohem për disa pretendime, kur këta dy trafikantë kanë shpifur duke thënë se unë paskam fituar 5 milion euro dhe që kam linjë kamionësh/

Alibeaj: Nëse pretendon se je i pafajshëm, atëhere pse nuk e dorëzon imunitetin dhe të shkosh ballëhapur në gjykatë.

Tahiri: Unë nuk pranoj pranga politike, jam gati për gjyq por dua provat./TPZ.AL/