AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 12:22

Basha: Reforma zgjedhore për dekriminalizimin e procesit

Basha: Reforma zgjedhore për dekriminalizimin e procesit

Në daljen për mediat, Basha foli edhe për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, si një nga kërkesat kryesore të opozitës, për këtë mandate parlamentar. Lideri i PD-së theksoi se qëllimi i kësaj reforme është të dekriminalizohet procesi zgjedhor.

“Dekriminalizimi i procesit zgjedhor do të jetë në fokus të kësaj reforme. Duhet të marrë fund shit-blerja e votës, blerja e kartave të identitetit, apo presionet nga njerëz të kriminalizuar, të cilët mbrohen dhe përdoren nga qeveria. Duhet të godasim krimin, duke goditur drejtuesit politikë, që e mbrojnë dhe ushqejnë krimin. Janë pikërisht këta drejtues që nuk veprojnë ndaj kriminelëve dhe për më tepër, i mbrojnë nga ekstradimi në shtetet ku janë të shumëkërkuar”, u shpreh Basha.