AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 21:48

Gjata: Komisioni i Mandateve nuk mund të shqyrtojë prova, siç bëri sot

Gjata: Komisioni i Mandateve nuk mund të shqyrtojë prova, siç

 

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Studio e Hapur" në News 24.

Gjata është pyetur lidhur me heqjen e imunitetit për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Komisioni i Mandateve, po merr prerogativat e gjykatës, sepse ky komision nuk mund të shqyrtojë prova, siç ndodhi ditën e sotme.

"A mundet komisioni i mandateve të shqyrtojë provat? I vetmi organ që jep drejtësinë është gjykata. Vetëm para gjykatës shqyrtohen provat. Asnjë organ tjetër nuk shqyrton prova. Po merren prerogativat e gjykatës. Komisioni nuk duhet të pyeste fare për prova. Duhej parë vetëm a ka apo jo persekutim politik" u shpreh Gjata, duke lënë të kuptohet se e gjithë mbledhja e Komisionit të Mandateve ditën e sotme, bie ndesh me Kushtetutën.

TPZ.AL