AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 13:10

Fronti i bashkuar opozitar, Basha dhe Kryemadhi krah për krah kundër krimit

Fronti i bashkuar opozitar, Basha dhe Kryemadhi krah për krah kundër

 

Lulzim Basha, doli përpara mediave pas përfundimit të një tryeze të cilin e quajti "bashkimi i frontit opozitar kundër krimit".

Basha tha se  ka denoncuar lidhjet e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës me trafikantët për vite me rradhë por këto denoncime janë injoruar.

Basha njoftoi se opozita e bashkuar, ka dalë me një vendim të përbashkët për krijimin e frontit opozitar kundër krimit dhe se drejtuesi i narko shtetit ësthë Edi Rama, i cili duhet të largohet.

Basha nuk harroi të nënvizojë disa herë se tryeza e zhvilluar sot është organizuar prej tij, për të treguar se drejtuesi i këtij fronti opozitar është pikërisht ai.

"Kemi dalë me një vendim dhe qëndrim të përbashkët. Do të krijojmë frontin e opozitar kundër krimit. Pjesë e tryezës jane partitë që i’u përgjigjën thirrjes time për këtë tryezë. Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë." u shpreh Basha.

Pak pas largimit të Bashës, përpara mediave u shfaq edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila konfirmoi krijimin e frontit opozitar. Kryemadhi tha se sot ka nisur lufta kundër "narko shtetit të drejtuar nga Edi Rama', frazë identike me atë të kryetarit Basha.

Kryemadhi tha se qytetarët janë sot të shqetësuar nga situata e krimit të organizuar në vend. Ajo njoftoi se do të ketë edhe tryeza të tjera të ngjashme ku opozita do të bashkohet kundër krimit. "Kjo është një këmbanë e fortë për të gjithë shoqërinë. Do të vazhdojmë me tryeza të tjera njëra pas tjetrës." tha Kryemadhi. /TPZ.AL/