SPORT, 22 Nëntor 2017, 10:22

Dikur pozonte para jahtit të Presidentit të klubit, sot ky futbollist luan për Real Madrid

Ai është një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe talenti më i ri që ka Europa, por ndoshta nuk e kishte menduar se do kishte fituar kaq shumë me Real Madrid.

Bëhet fjalë futbollistin Marco Asensio, një foto e fëmijërëisë së të cilit është bërë virale në internet duke thyer rekordet e shikimeve ditën e sotme.

Gazeta ‘El Chiringuito de Jugones’ ka shpërndarë një foto në “Twitter” ku shihet Asensio si fëmijë, duke pozuar para jahtit ku në të ishte presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Në një moshë fare të vogël, mesfushori spanjoll nëpërmjet kësaj fotos nxjerr në pah “dashurinë” për Los Blancos edhe në kohën kur nuk e kishte idenë se një ditë do të luante për këtë klub.