TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët vazhdojnë të shpenzojnë për luks, në një kohë që dy të tretat e shqiptarëve dëshirojnë të largohen jashtë vendit, për shkak të pamundësisë ekonomike.
Mungesa e një vendi pune, rroga të ulta, taksat e larta, po ia marrin frymën shtresës së mesme dhe të ulët. Politikat e qeverisë qëndrore, por edhe lokale, po bëhen gjithmonë më favorizuese vetëm për një grusht oligarkësh.
Një ndër biznesmenët më të fuqishëm, që i ka hyrë prej kohësh politikës, është edhe Fiqiri Ismaili. Për vite me radhë, Ismaili përflitet se ka krijuar një perandori në qytezën e Vorës, ku ka biznesin dhe ushtron aktivitetin politik. Ismaili është zgjedhur 4 herë kryetar i bashkisë së Vorës, i kandiduar nga e djathta.
Bashkia e Vorës ka një buxhet tepër modest (përafërsisht 1.5 milion euro në vit), ndërsa nevojat për investimet publike janë të mëdha. Megjithatë, buxheti i vogël nuk e ka ndaluar kryetarin Ismaili, që të bëj tendera për shërbime luksi.
Tpz.al disponon dokumentet e një tenderi që pritet të zhvillohet në 3 nëntor, nga Bashkia e Vorës, për procedurën “shërbim riparimi të automjetit Audi Q7”. Ky automjet përdoret pikërisht nga vetë kryetari i Bashkisë, Fiqiri Ismaili.
Mesa duket, Fiqiri Ismaili nuk po ndjek të njëjtën model, si ajo e homologut të tij të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, bën disa herë show duke përdorur transportin publik ose një makinë të vogël hibrid, i modelit Toyota Prius.
Tenderi do bëhet më datë 3 nëntor në orën 10.00, ndërsa afati kohor për ekzekutimin është 15 ditë. Në dokumente thuhet se pjesët duhet të jenë me autorizimin e prodhuesit/ve ose distributorëve. Garancia e pjesëve të këmbimit, që do të përdoren gjatë riparimit, si dhe e vetë riparimit të jetë jo më pak se 2 vjet./TPZ.AL/
