TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vendin e njohur me emrin Kthesa e Lazaratit në Gjirokastër ka ndodhur një aksident automobilistik mesditën e sotme janë përplasur tre makina.
Në një prej makinave ndodhej edhe Vandam Mahmutaj, djali i të njohurit Gate Mahmutaj, i përfolur si një nga bosët e kultivimit të hashashit në Lazarat.
Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen” me targa “AA 463 CE” dhe një automjet tjetër me targa “AA 0010 OY” të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë çifti i bashkëshortëve Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.
Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
TPZ.AL