AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 21:41

I riu vdes në aksident rrugor në Krujë (Emri)

I riu vdes në aksident rrugor në Krujë (Emri)

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një këmbësori në fshatin Bushnesh të Krujës. Një automjet ka goditur për vdekje 29-vjeçarin Eduard Jangozi.

Ai ishte duke ecur kur është përplasur nga një makinë në afërsi të fshatit Bushnesh. Drejtuesi i automjetit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është shoqëruar në polici. Ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë një të vdekur. /Gazeta Express