AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 18:25

Rama tregon ofertën për Bashën: Por, mora vetëm mallkime dhe akuza

Rama tregon ofertën për Bashën: Por, mora vetëm mallkime dhe

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi komunikimin e “javës së trazuar”, sipas tij, për të raportuar shifra optimiste për ekonominë shqiptare, por edhe për të zbuluar një pakt që ai i kishte afruar opozitës, por që sipas kreut të PS-së kishte zgjedhur “rrugën e mallkimit dhe akuzave”.

“U kërkoj ndjesë zgjedhësve”

“Ka qenë një javë e trazuar, pasi politika e tolloviti edhe një herë Shqipërinë me një grindjen të sajën të brendshme. U thanë fjalët më të turpshme, akuzat fluturuan nga katër anët. Për shqiptarin e zakonshëm, ne që jemi votua në politikë për hallet dhe shpresat e njerëzve, i harruam ata për t’u marrë me njëri-tjetrin. Unë u kërkoj falje zgjedhësve, nëse unë, apo grupi ynë parlamentar, mund t’u kemi lënë të njëjtën përshtypje jo të mirë”, - tha Rama.

“Lufta për pushtet e çadrës së marrëzisë”

“Qetësia shembullore e zgjedhjeve që zgjati deri në mbledhjen e parlamentit, ja la vendin kohës së shkuar të çadrës së marrëzisë, një kthim prapa qorrazi në rrugën e vjetër të konfliktit dhe luftës së verbër për pushtet në dëm të Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”.

“Rritja më e shpejtë në rajon”

“Javën që u mbyll, Komisioni Europian e vlerësoi në një raport të vetin për Shqipërinë për rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për konsolidimin e financave dhe uljen e borxhit publik. “Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje me dy shifra në bazë vjetore, 10 për qind. Po, kështu është rritur importi i makinerive, çka tregon se po investohet. Edhe xhiroja është rritur me 24%, ndërsa kuponët e lëshuar janë rritur me 23%. Janë lajme të mira, por që nuk na mjaftojnë”, - theksoi Rama.

“Anëtarësimi në BE, përgjegjësia ime”

“Në katër vjet nga sot, Shqipëria duhet të jetë më afër Bashkimit Europian nga sa është sot. Dhe është dhe do të jetë përgjegjësia ime, një përgjegjësi që nuk më tremb, përkundrazi është një përgjegjësi që më nxit të bëj çdo ditë më shumë, jo vetëm por bashkë me gjithë të tjerët”.

“U jam lutur kundërshtarëve, mora mallkime”

“U jam lutur kundërshtarëve tanë për një pakt, për të punuar së bashku për këtë qëllim dhe për disa objektiva me interes kombëtar. Si përgjigje kam marrë mallkime pa hesap dhe akuza pa kufi, të cilat tregojnë se ata që sot drejtojnë opozitën jo vetëm nuk kanë as vizion dhe as ide të rëndësishme për t’i afruar Shqipërisë, por fatkeqësisht nuk kanë as forcën morale ta vënë Shqipërinë mbi interesat e tyre të vajtueshme. Keqardhje e thellë për ta”, - tha Rama.

“Pres rezultate nga Vettingu”

“Edhe komisionet e Vetingut tanimë janë ulur në zyrat e tyre dhe kam bindjen se, shumë shpejt do të na tregojnë rezultatet e para konkrete të besimit dhe mbështetjes popullore që kanë marrë. Ky është një tjetër hap i madh, një hap përpara në rrugën tonë për në Bashkimin Europian dhe për Shqipërinë që duam. Dhe siç qëndruam së bashku dhe për të zmbrapsur dhe për ta vrarë reformën në drejtësi, bashkë me vettingun për dy vjet më radhë, po ashtu do të mbështesim me të gjithë energjinë patriotike, politike dhe morale jetësimin e aspiratës kombëtare dhe popullore për drejtësi”, -përfundoi Rama komunikimin e tij të javës. (Tpz.al)