AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 17:05

Vllaznia befason Kukësin. Milinkoviç: E pësuam nga gabimet. Gjoka: Po rritemi

Vllaznia e Ernest Gjokës kryesoi 0-2 pas vetëm 19 minutave lojë në Kukës, por fundi i takimit prodhoi një barazim dramatik 2-2 në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Ganezi Atsina shënoi dy gola të shpëjtë: 6’ dhe 19’, për t’i befasuar kampionët në shtëpinë e tyre.

Kukësi zgjohet dhe shkurtoi diferencën me golin e Gurit në të 25’, ndërsa ishte braziliani Kale ai që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 62-të.

Me barazimin e marrë në “Zeqir Ymeri”, tani Kukësi është pesë pikë larg Skëndebeut të vendit të parë.

“Golat i pësuam nga gabimet”

Trajneri i Kukësit, serbi Mlladen Milinkoviç tha pas ndeshjes se, ai nuk e kishte nënvlerësuar Vllazninë.

“Në asnjë rast. Prisnim që Vllaznia të mbyllej pas dhe të shfrytëzonte kundërsulmet e shpejta. Të dy golat erdhën për gabime, i pari Idrizi gaboi në mbulim në një goditje standarde dhe tek i dyti humbëm lojtarët që duhej të mbulonim”, - tha Milinkoviç.

Duke e njohur natyrën e presidentit Safet Gjici, trajneri serb i parapriu situatës që mund të krijohet.

“Nëse ka një njeri që duhet të ketë të drejtë të ankohet ndaj nesh është pikërisht presidenti, pasi të gjithë prisnin të fitonim dhe të mos lëshonim terren ndaj Skënderbeut”.

“Nuk e përballuam presionin”

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, tha se ekipi i tij nuk e përballoi presionin edhe pse kaloi në avantazh të dyfishtë.

“Nuk ishim në atë moment psikologjik për të mbajtur presionin. Duhet të rritemi, duhet të besojmë te vetja, pasi lojtarët cilësorë i kemi. Nëse kjo ndodh, atëherë edhe gjerat shkojnë ndryshe”.

Edhe ai pranoi se golat e pësuar erdhën nga gabimet.

“Duhet të ishim edhe më fanatikë të detyrave. Bëmë dy gabime dhe na barazuan. Është vetëm çështje psikologjike”.

Nuk mund të mungojë thirrja për tifozët.

“E ndjej çfarë do të thotë futbolli shkodranët. Premtojnë më të mirën e mundshme, por na duhen se s’bën tifozët, ata janë oksigjen për ne”. (dash.frash/Tpz.al)