AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 16:29

Emrat revolucionarëve rusë jetojnë edhe 100 vjet më pas. Ja shqiptari që e ka

Emrat revolucionarëve rusë jetojnë edhe 100 vjet më pas. Ja

Moskë: nga Azia Qendrore tek Amerika Latine, njerëzit vazhdojnë të mbajnë emrat e revolucionarëve që ata kishin në prag të revolucionit bolshevik të Rusisë në vitin 1917.

Revolda (Fëmijët e Revolucionit), Mels (inicialet për Marks-Engels-Lenin-Stalin), Engels dhe Stalina janë vetëm disa nga emrat që jetojnë njëqind vjet më pas.

“Fëmijëria ime, rinia ime”

“Babai im gjithmonë u qëndroi besnik idealeve Marksiste-Leniniste. Kjo është arsyeja që ai më vendosi emrin Mels”, tha 67-vjeçari Mels Yeleussizov, president i shoqatës ekologjike të Kazakistanit.

Në Kirgistanin fqinj, zëdhënësi 28-vjeçar i ministrisë së Kulturës, Marlen Solyanoy gjithashtu mban një emri ku kombinohet Lenini dhe Marksi.

“Për mua, nuk është nëse të pëlqen apo nuk të pëlqen emrin tënd: prindërit e mi e zgjodhën atë dhe nevojitet të respektohet”, tha ai.

Kompozitori i mirënjohur armen, Vladilen Balyan, emri i të cilit është një shkurtin i Vladimir Iliç Lenin, ka të njëjtin opinion në lidhje me zgjedhjen e prindërve të tij.

“Unë nuk kam menduar kurrë të ndryshoj emrin tim,” – tha 93-vjeçari për AFP-në, (Agjencinë Franceze të Lajmeve). “Është fëmijëria ime, rinia, jeta ime”.

“Emra më të këqij se imi”

Në Shqipëri, AFP-ja takoi drejtorin 66-vjeçar të Akademisë Studimeve Albanalogjike, Marenglen Verli (në foto) – emri i të cilit është një kombinim midis Marksit, Engelsit dhe Leninit.

“Emri Marenglen ishte shumë popullor në vitet 1950 [në Shqipëri]”, thotë Verli.

“Nuk kam menduar kurrë për ndërrimin e tij. Gjatë erës revolucionare, kishte emra më të këqij se imi”.

Ai citon emrin “Melset”, shkurtimi për Marks, Engels, Lenin, Stalin, Enver (sipas liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha) dhe Tito (lideri i Jugosllavisë).

Pas rënies së komunizmit në Tiranë në fillimet e viteve 1990, disa shqiptarë i ndryshuan emrat e tyre revolucionarë: Lenin u bë Luli dhe Marenglen u bë Maringlen për të tingëlluar më shumë shiqptar.

Një shans për treguar respekt

Ninel Omelyanenko, një 26-vjeçare që jeton në Kiev, tha se ai mban një emër revolucionari (Lenin për së prapi) nga fati sesa nga arsyet ideologjike.

“Babai ime gjithmonë e kishte urryer sistemin sovjetik, por fqinji ynë ishte një komunist i bindur”, tha ajo.

Një ditë, fqinji kishte pyetur babain e saj se çfarë emri i kishte vendosur vajzës së porsalindur. Ai u përgjigj: “Ninel”.

“Më në fund, është dikush në familjen tuaj që nderon kujtimin e liderit të madh”, i ktheu përgjigjen fqinji.

Por, për familjen e saj, “Ninel” ishte thjesht kombinimi i “Nina” dhe “Nelia”, emrat e dy gjysheve të vajzës.

“Babai im ishte nervoz dhe nëna ime, që e zgjodhi emrin ishte komplet e pafajshme”, tha ai.

Në Moskë, prindërit e një studenti 18-vjeçar, Vilen Martirosyan zgjodhën emrin e djalit të tyre (një shkurtim i Vladimir Iliç Lenin) me ndërgjegje të plotë, në nder të gjyshit të tij.

“Të rinjtë e moshës sime, zakonisht nuk reagojnë kur ata dëgjojnë emrin tim”,  tha Vilem i cili ishte lindur tetë vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik. “Por, njerëzit që janë në të shtatëdhjetat e tyre ma thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë: Ah, Vladimit Iliç!”.

Shumë Leninë

Qysh nga vitet 1930, shumë aktivistë të majtë nga Amerika Latine i quajtën fëmijët e tyre në nderim të liderëve revolucionarë rusë.

Ky është edhe rasti me presidentin aktual socialist të Ekuadorit, Lenin Moreno; terroristi i famshëm venezulian Iliç Ramirez Sançez i njohur sie “Karlos Çakalli”, apo muzikanti brazilian Lenin, emri i plotë i të cilit që Osvaldo Lenine Macedo Pimentel.

“Për babain tim, gjëja më e rëndësishme ishte fakti që Lenini ishte një person i shkëlqyer”, tha profesori i universitetit meksikan, 46-vjeçari Lenin Martell për AFP-në. “Ky emër hapi shumë dyer për mua”.

Për të tjerë, emri shkaktoi më shumë dëm sesa mirë.

Sergio Lenin Ocampo Torres, një fotograf 36-vjeçar meksikan, tha s ai ka provuar “vetëm probleme” me emrin e tij.

“Ky emër u pa me sy të keq në shkollat privatë që unë shkova dhe unë shpesh isha parë si djall”.

Marrë nga AFP

Përgatiti për Tpz.al: dash.frash