AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 17:29

Në PS të gjithë qenkan me Juventusin. Pas Ramës, edhe Braçe me xhup me stemë

Nëse do të fitosh dashurinë e liderit, duhet të vishesh si ai.

Kjo duket se po ngjet në Partinë Socialiste.

Të gjithë e dinë se Kryetari Edi Rama është një tifoz i thekur i kampionëve të Italisë.

Të paktën ka në gardërobën e tij disa xhupa me stemën e Juventusit. (Ato që janë bërë publike janë me stemën e vjetër të bardhezinjve nga Torino).

Por, sot në tribunën “VIP” të “Selman Stërmasit” në takimin Partizani-Flamurtari u shfaq me xhupin me stemë të Juventusit edhe deputeti Erion Braçe, një tifoz i zjarrtë i Partizanit por edhe i skuadrës së famshme italiane.

 

KANDIDATI FINO

Edhe Bashkim Fino, i përfolur si kandidat potencial për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe rival i Armand Dukës në zgjedjet e marsit të ardhshëm, ishte në stadium, por ai është tifoz i Partizanit dhe i Interit.

Fino ishte në krah të Sinan Idrizit, adminstratorit të Flamurtarit, i njohur si armiku më i madh i Dukës.(d.f/Tpz.al)