AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 15:16

Ishte nën efektin e drogës, italiani shtyp shqiptaren 38-vjeçare

Ishte nën efektin e drogës, italiani shtyp shqiptaren

Një shofer italian 43-vjeçar ka lënë të vdekur shqiptaren Elvira Hoxha, 38 vjeç, nënë e pesë fëmijëve.

Ngjarja ndodhi dje në Puegnago del Garda (Breshia), kur gruaja po kalonte përgjatë rrugës Marler, shkruan gazeta “Corriere della sera”, edicioni i Milanos.

Shoferi nuk u ndal për t’i dhënë ndihmën e parë, edhe pse gruaja ishte akoma gjallë, derisa u shua pak para se të mbërrinte ne spitalin e Gavardos.

Karabinierët e Manerbës u vunë në kërkim të makinës Ford Focus, duke e gjetur atë pas tri orësh dhe arrestuar shoferin që kishte konsumuar alkool dhe ishte nën e efektin drogës. (Tpz.al)