TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U shkarkuan pasi kishin shpërdoruar detyrën dhe akuzohen për korrupsion, madje dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.
Ministria e Drejtësisë bëri të ditur emrat e drejtorëve të rinj të burgjeve, përfshirë edhe atë të grave.
Të komanduarit do të qëndrojnë në detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurrimit.
Vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, drejtorin e ri Arjan Hasani. Te burgu i grave është komanduar Jetmira Sula. (Tpz.al)
Drejtorët e shkarkuar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4- Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5- Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6- Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7- Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8- Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula