TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pëlqen të bëjë gjithçka.
Ministrja simpatike e Mbrojtjes dha sot spektaklin e radhës.
Teksa një javë më parë publikoi fotot në një helikopter në Farkë, sot Olta Xhaçka u shfaq si një kuzhiniere në një anije ushtarake.
“Përpara se të jem Ministre e Mbrojtjes,unë jam një prej tyre. Nga efektivët e Forcave të Armatosura,çdo ditë,qoftë e vështirë apo e lumtur,mëson diçka të re. Djemtë e anijes “Iliria”,mes te tjerash të ndihmojnë të jesh edhe një kuzhiniere e zonja!”.
[gallery ids="13749,13748"]
Në Partinë Socialiste e dinë mirë se kurimi i imazhi është një mundësi për të fituar popullaritet.
Mesa duket, pas fotove të dikurshme të Edi Ramës me një sëpata në dorë dhe ato të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me garuzhde, edhe Olta shfaqet me një pjatë ku ka fileto pule dhe patate. (Tpz.al)