TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lewis Hamilton është kampioni më i ri në Formula 1.
Piloti britanik është renditur i nënti në garën e Meksikës, por matematikisht ka arritur që të sigurojë edhe trofeun e madh.
Hamilton triumfon për herë të katërt në karrierën e tij, i katërti radhazi, duke u bërë piloti më i mirë britanik në historik.
Gara e sotme u fitua Verstappen, i ndjekur nga Bottas dhe Raikkonen.
Një nga miqtë e tij të ngushtë, Neymar e ka uruar për fitoren në një komunikim që ka pasur në radio.
“Dua të falënderoj të gjithë fansat e mi meksikan dhe ata nga e gjitha bota. Meritojnë një falenderim të madh për atmosferën që ka kaluar. Pas atij starti ja dola që të rikthehem. Një falenderim shkon dhe për familjen dhe skuderinë që më kanë mbështetur. Doja të bëja diçka më mirë në garën e fundit, por vetëm kaq arrita”, tha Hamilton pas triumfit.